
Princi William surprizon tifozët e futbollit
E Shtunë 12 Tetor 2019, 08:08
Dritare.net

I zhveshur nga rregullat mbretërore, ai është parë i qetë teksa shijon një gotë birrë me tifozët. Mirëpo, ai nuk përzgjodhi një ambient të rastësishëm për të shijua ndeshjen.
Futbolli, nuk ishte e vetmja temë që u diskutua. Princi bashkëbisedoi me të pranishmit për shëndetin mendor, për të cilën së bashku me Dukeshat Kate dhe Meghan, kanë realizuar edhe një spot. Djemtë që ishin në lokal, ishin të shoqëruar nga njerëz që i kishin mbështetur ato në momente të vështira të jetës së tyre. Ata diskutuan për rëndësinë e inkurajimit, të sa më shumë njerëzve për të folur rreth shëndetit mendor./L.F-dritare.net

















