Na ndiqni edhe në

Arkiv

Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga titujt mbretërorë, ja kur hyn në fuqi Mexit!

Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga titujt
Princi Harry dhe Meghan Markle do të tërhiqen zyrtarisht nga titujt mbretërorë muajin e ardhshëm.

Marrëveshja (Mexit) e arritur midis mbretëreshës dhe çiftit muajin e kaluar do të hyjë në fuqi duke filluar nga 31 marsi, thotë një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për revistën People.

Duke filluar nga 1 prilli, Harry dhe Meghan nuk do të kenë më një zyrë në Pallatin Buckingham dhe do të përfaqësohen nga ekipi i tyre i fondacionit të bamirësisë, në realizimin e detyrave mbretërore të mbetura.

Pasi lajmëruan tërheqjen nga titujt mbretërorë, princi Harry dhe Meghan Markle nisën jetën me djalin e tyre Archi në Amerikën  e Veriut. Dje çifti mbretëror u fotografua duke kaluar rrugën, bashkë.

Ndërsa sot, Harry është kapur nga fotografët, duke dalë nga një dyqan, me drekën në dorë. Tashmë Harry i bën vetë pazaret./K.C/dritare.net