
Princ Harry e ka vuajtur shumë largimin nga familja mbretërore
E Enjte 30 Janar 2020, 09:09
Dritare.net

Shoku i ngushtë i Harryt, Nacho Figueras është shprehur se Meghan ndihet mirë në Kanada me këtë ndryshim, ndërsa për Harryn rinisja e një jete të re larg familjes mbretërore nuk ka qenë e thjeshtë.
“Unë fola me Harryn disa ditë më parë. Ai e ka vuajtur shumë gjithçka ka ndodhur ditët që lamë pas. Ai vuan shumë kur njerëzit e paragjykojnë. Ai është një baba...një djalë që po përpiqet të mbrojë këlyshin dhe luaneshën e tij, nga gjithçka që duhet. Ai është i jashtëzakonshëm, një djalë që nëna e tij do të krenohej po të ishte gjallë, tha ai./E.B-dritare.net

















