
Presidenti Meta takohet me Matthew Palmer, ja çfarë diskutojnë!
E Premte 7 Shkurt 2020, 19:07
Dritare.net

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj.Floreta Faber./K.C/dritare.net

















