Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti, Meta dekoron me titullin Mjeshtër i madh, sportistin Sulejman Demollari

Presidenti, Meta dekoron me titullin Mjeshtër i madh, sportistin Sulejman
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me titullin "Mjeshtër i madh", sportistin  Sulejman Demollari. Motivacioni i këtij titulli ishte: “Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj”

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, gjatë fjalës së tij me ta e vlerësoi karrierën e tij si të jashtëzakonshme.

“Karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme. Demollari, përfaqësues i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar. Titullin 'Mjeshtër i madh' Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë "dhënë" tifozët shqiptarë prej vitesh. model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i "fair play’. lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi. Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t'u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave”, tha Meta.

Vetë futbollisti i emocionuar e cilësoi këtë ditë si të veçantë.

“Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta. Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli "Mjeshtër i madh" që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”, tha sportisti. V.D/Dritare.net/