
Presidenti i UEFA: Shqipëria në rrugën e duhur!
Dritare.net

Ceferin tha se në futbollin shqiptar po investohet shumë dhe se infrastruktura po përmirësohet.
“Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju. Në Shqipëri janë rregulluar 2 stadiume, ndërkohë që është bërë dhe një stadium e ri. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane”, u shpreh ai.
Ndërsa për stadiumin e ri, ai u shpreh që është më i këndshmi në Ballkan dhe më i rëndësishmi në rajon.
“Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në kontekst dhe rrethana”, ka thënë ai./E.B-dritare.net

















