
Zgjedhjet me lista të hapura, pa koalicione/Opozita: Bindemi vetëm nëse e vendos populli!
Dritare.net
Opozita jashtë parlamentare, pas miratimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, ka reaguar duke e quajtur të qëllimshme këtë një lëvizje të Ramës, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, thuhet në njoftimin e Opozitës së Bashkuar, e vendos vetëm populli me referendum.
"Tentativa për prishjen e dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit. Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës”./L.F-dritare.net

















