
Manastirliu: Nga sot kush nuk vendos maskë në ambientet e mbyllura, gjobitet!
Dritare.net
Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë tha se maskat në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshme. Në rast se konstatohet se qytetarët në ambientet e mbyllura nuk do të jenë të pajisura me maskë, do të gjobiten. Shëndeti nuk ka çmim, u shpreh Manastirliu, ndaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë masë.
“Apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, u shpreh Manastirliu./L.F-dritare.net

















