Video/ Polici i shpëton jetën foshnjës 3-javëshe që i ishte bllokuar fryma
E Martë 14 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Një oficer policie në Sterling Heights, i ka shpëtuar jetën një vajzë vetëm 3-javëshe të cilës i ishte bllokuar frymëmarrja.
Oficeri Cameron Maciejewski mori fëmijën dhe bëri gjithçka ishte e munduar për ta shpëtuar. Ndërsa mamaja e foshnjës e kishte zënë paniku dhe vetëm qante.
Vogëlushja pas disa çastesh u kollit dhe filloi të qante. Më pas foshnja u transportua për në spital.
"Nëse nuk do të ishte për veprimet e shpejta dhe të qeta të oficerit që e shpëtoi, fundi i kësaj ngjarjeje do të kishte qenë tragjik" tha departamenti i policisë, duke shtuar se oficeri jo vetëm shpëtoi jetën e foshnjës, por mbajti të qetë edhe familjen e saj./E.B-dritare.net