
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet për zgjedhjet e ardhshme: Pa koalicione, me lista të hapura!
E Martë 14 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit, kanë miratuar ndryshimet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndryshimet përfshijnë listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, që me votimin e sotëm, nuk janë më të mundura. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua me të gjitha votat e deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare. Por i mbetet Kuvendit që ta miratojë ose ta hedhë poshtë./L.F-dritare.net

















