Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dita e dytë e intervistimit/Thaçi i heshtur në Hagë!

Dita e dytë e intervistimit/Thaçi i heshtur në Hagë!

Ndryshe nga dje, sot në ditën e dytë të intervistimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka thënë asnjë fjalë ndërsa hyri në Gjykatën Speciale të Hagës. Sot dita e dytë e intervistimit, ndërsa dje ai u mor në pyetje për 6 orë.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim. Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri”, u shpreh Thaçi dje./L.F-dritare.net