
Thaçi para hyrjes në Gjykatën Speciale të Hagës: Jam i gatshëm të përballem me sfidat!
Dritare.net
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para hyrjes në Gjykatën Speciale të Hagës ka bërë një deklaratë për mediet për aktakuzat e ngritura ndaj tij, për krime lufte.
Thaçi u shpreh se, është i gatshëm të përballet me sfidat e reja, për familjen dhe popullin e tij.
“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim. Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është storje suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me SHBA-në”, ka thënë Thaçi./E.B-dritare.net

















