
U akuza se hodhi benzinë në Kuvend, Elda Hoti: Ishte parfum!
E Enjte 17 Tetor 2024, 11:11
Dritare.net

Pasi kryetarja e Kuvendit e përjashtoi nga seanca plenare, Elda Hoti jashtë godinës së Parlamentit tha për gazetarët se lënda që dyshohet të ishte benzinë ka qenë aromatizues i cili nuk është i dëmshëm për askënd.
“Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik.
E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë.
Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembe, ndaj SPAK.”-tha Elda Hoti./E.P/dritare.net

















