
Salianji: Jam i gatshëm të lë mandatin, vetëm që PD të bashkohet!
Dritare.net
Ervin Salianji thotë se është i gatshëm të lërë mandatin vetëm që PD-ja të jetë e bashkuar dhe t'i jepet zgjidhje krizës, duke shtuar se i vetmi i interesuar që lufta e opozitës të vijojë është kryeministri Edi Rama.
“Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje”, tha Salianji në News 24.
Gjatë bisedës në studio, Salianji tha se PD nuk është në ditët më të mira dhe kjo është e dukshme, duke shtuar se përplasja që ka aktualisht nuk i bën mirë opozitarizmit në vend.
“Unë besoj që me përgjegjësinë dhe të deputetëve të mandatuar do të gjendet një zgjidhje,. I takon deputetëve si personalitete më të rëndësishme politike të PD por edhe individë që kanë marrë mbështetje për të pasur më shumë përgjegjshmëri dhe për të arritur në zgjidhje që u shërbejnë qytetarëve”, tha ai.
Sa i përket përjashtimeve të katër deputetëve nga grupi parlamentar nga Alibeaj , ai tha se është varianti më i keq i ndodhur/dritare.net

















