Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Është ulur kriminaliteti, 2024 u mbyll me më pak vrasje!

Rama: Është ulur kriminaliteti,  2024 u mbyll me më pak vrasje!

Gjatë prezantimit të anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, Kryeministri Edi Rama është shprehur se përgjatë viteve ka pasur ulje të kriminalitetit në vend, duke shtuar se 2024 u mbyll me më pak vrasje.

“Kurrë më shumë se sa sot Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur nivelin e barazisë para ligjit. Nga njëra anë na është konfirmuar si fakt i pamohueshëm nga çelja e negociatave me BE, që nuk janë një dhuratë dhe as vendimmarrje thjesht politike, por një konstatim i progresit të bërë në aspektin e rritjes së nivelit të barazisë para ligjit. Nga ana tjetër na vendos përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të këtij niveli barazie.

Sot erdha këtu sepse së pari Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Komunitet meriton vlerësim.

Është anketim i financuar nga Suedia, tërësisht i pavarur nga qeveria shqiptare se disa i pakënaqur apo i kënaqur janë shqiptarët nga policia e shtetit.

Më bën përshtypje mua dhe kujto që i është i vetëdijshëm për tantimin e dallueve që bien në të kundër të fakteve dhe praktikisht është një hendek i madh që konfirmohet siç e patë në të gjitha projeksionet për të 6 herë mes imazhit të policisë së shtetit dhe perceptimit të rendit dhe sigurisë publike, që shfaqen në ato pasqyra të deformuara për arsye politike, dhe këndvështrimit të qytetarëve.

Rezultatet janë aty, një tregues i qartë se ka një ecuri dhe progres, por ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku.

Ndaj kanë edhe atë stabilitet të vazhdueshëm. Po të lexosh çfarë shkruhet për rendin dhe policinë e shtetit është vend për të ikur me vrap, ku s’ka rend e sigurisë, ku policia e shtetit është pa forcë e besueshmëri. Por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është që faktet dhe shifrat, flasin ë kundërtën, flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit, edhe 2024 nuk zhgënjeu, por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë, me ulje të nivelit të vrasjeve. Sot si në të gjitha të dhënat kryesore jemi shumë pranë mesatares së BE dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë e lexon edhe në faqet e kësaj anketë.

Shqiptarët, publiku, ata që jetojnë në jetën e përditshme këtu, në të gjitha herët e anketimit, qëkurse kryhet kjo anketë, janë shumë po shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të policisë së shtetit.” – tha Edi Rama/E.P-dritare.net