
Rama: Nëse Basha vazhdon kështu, të përgatitet për humbjen e radhës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët iu drejtua Bashës duke i thënë se, nëse mendon se në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, të bëhet gati për humbjen e radhës.
"Nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mund ta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. E gjitha lidhet me idenë dhe frikën, i gjithë atyre që e duan Shqipërinë se mos çmendet prapë grupimi i partive që janë jashtë për të bërë atë që bëri. Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën. Këto kërcënime apo gjoksin imagjinar të Mic Sokolit i përkasin të shkuarës.
Koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por çdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor. Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë" tha Rama./E.B-dritare.net

















