Rama i përgjigjet zyrtarit të CDU: Koalicionet nuk do ndalohen, por do të jenë si në çdo vend të Europës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nënkryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman David Wadephul, i cili referuar nismës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve tha se këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin shkelje e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.
Për këtë ka reaguar Rama, i cili tha se deklarata e Wadephul ishte zhgënjyese në planin etik, i zhbalancuar në planin politik.
Më tej Rama tha se, koalicionet nuk do të ndalohen, por do të veprohet si në çdo vend të Europë, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre.
"Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Ëadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për çdo orë.
Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në çdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare. Të shikojë faktet dhe jo fjalët e bazuar në dezinformacion" tha Rama./E.B-dritare.net