Na ndiqni edhe në

Politikë

Ambasadori i BE: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit. Palët të vazhdojnë dialogun!

Ambasadori i BE: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit. Palët

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një aktiviteti sot në Vlorë ka folur për Reformën Zgjedhore.

Soreca u shpreh se, BE ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit dhe rikujtoi se, Reforma Zgjedhore është kusht kyç për fillimin e negociatave.

Ai tha gjithashtu se, propozimet shtesë nuk janë rekomandime të OSBE-ODIHR.

BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit, të miratohet. Duhet të dini se Reforma Zgjedhore është kusht kyç për fillimin e negociatave. Palët të vazhdojnë dialogun me frymë bashkëpunimi. Ne e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ka propozime shtesë, por s’janë rekomandime të OSBE”, tha Soreca./E.B-dritare.net