Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha takon Metën: Rama po hedh në kosh marrëveshjen e 5 qershorit!

Basha takon Metën: Rama po hedh në kosh marrëveshjen e 5

Kreu demokrat Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me presidentin e vendit, ilir Metën. Ai u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Fokusi i takimit, ishte 5 qershori ku kreu i shtetit i kërkoi Bashës që t'i qëndrojë besnik marrëveshjes me mazhorancës.

"Do kërkoja nga ju që ti qëndronim besnik marrëveshjes se firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.

Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri s’janë të rastësishme sa herë ka zhvillime apo ka zhvillime në rajon…jini të vetëpërmbajtur", u shpreh Meta.

Basha takon Metën: Rama po hedh në kosh marrëveshjen e 5

Ndërsa kreu demokrat mësohet të ketë thënë në takim se qeveria po e hedh në kosh këtë marrëveshje.

"Qeveria dy akte të paprecedentë, po thyen një marrëveshje me bekim ndërkombëtar që normalizoi klimën në vend. Arritëm një marrëveshje që u përshëndet nga faktori ndërkombëtar. Koha ishte esenciale. Duke u fshehur pas një numër deputetësh te ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohe covidi, faturën e cila do jetë shumë e rendë do bëjmë ta paguajnë përgjegjësit"./L.F-dritare.net