
Zgjedhjet pa koalicione dhe me lista të hapura, Rama: Reagimi i opozitës dhe Presidentit, i papranueshëm!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët po flet për votimin e ditës së djeshme nga komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.
Rama u shpreh se reagimi i opozitës jahshtëparlamentare dhe i Presidentit është i papranueshëm.
"Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.
Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar. Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran. Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira", tha Rama./E.B-dritare.net

















