
Presidenti Begaj me gazetarët: Media nuk është në nivelin që kërkon shoqëria. Pronarët të mos e keqshfrytëzojnë median për interesat e tyre!
Dritare.net
Presidenti i vendit Bajram Begaj në pritje me gazetarë me rastin e vitit të ri 2023, tërhoqi vëmendjen tek lajmet e rreme dhe profesonalizmi në misionin që ato kanë.
Begaj u ndal tek drejtuesit e mediave në vend, që të mos e keqshfrytëzojnë hapësirën mediatike për interesat e tyre të ngushta.
"Unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionitët tanë të mediave. Ndaj dhe mesazhi im sot, për ju l, në këtë fillim viti është: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon”, tha Begaj.
Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicieve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi. Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave”, vijoi Begaj.
Për Begajn, shqetësime mbetet publikimi lajmeve pa autorësi apo të rreme.
Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndërrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie. Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përcjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj. Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi", tha Begaj në fjalën e tij./ dritare.net

















