
Përmban shumë klor. Coca-Cola tërhiqet masivisht nga tregjet evropiane!
Dritare.net
Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende në të gjithë Evropën, sepse ato përmbajnë nivele më të larta të një kimikati të quajtur klorat. Coca-cola tha në një deklaratë se shumica e produkteve të tërhequra nga tregu ishin në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë.
Produktet që janë tërhequr përfshijnë markat Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid. Klorati mund të prodhohet kur dezinfektuesit me bazë klori përdoren në ujë dhe përpunimin e ushqimit.
“Analiza e pavarur e ekspertëve arriti në përfundimin se çdo rrezik shoqërues për konsumatorët është shumë i ulët”, tha një zëdhënës për BBC.
Coca-Cola tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë nga konsumatorët në Britaninë e Madhe. Kompania shtoi se ky problem ka prekur një numër shumë të vogël kanaçesh të importuara të Appletiser, Coca-Cola Original Taste, Coca-Cola zero sheqer, Diet Coke dhe Sprite Zero.
Anne Gravett nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit tha se po hetonte për rastin në fjalë.
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të klorit mund të shkaktojë probleme shëndetësore duke përfshirë problemet me tiroiden, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjat.
Efektet e kloratit tek njerëzit kur merren me tepricë përfshijnë të vjella dhe diarre.
Nivelet më të larta të kloratit u zbuluan gjatë testimit rutinë në objektin e prodhimit të kompanisë në Ghent, Belgjikë, sipas një zëdhënësi të paidentifikuar të kompanisë të cituar nga agjencia e lajmeve AFP.
Shumica e produkteve të pashitura ishin tërhequr nga raftet, sipas AFP, dhe kompania ishte në proces të tërheqjes së pjesës tjetër./L.F-dritare.net

















