
Plani i Berishës për të rikthyer emigrantët: Kush hap një biznes, do jetë 5 vite pa taksa!
Dritare.net

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën maratonë te Rruga e Shpresës foli për programin e Partisë Demokratike e cila fokus ka emigrantët.
Berisha deklaroi se emigrantët që kthehen dhe hapin biznese në vend do të operojë për 5 vite pa taksa.
“Unë garantoj shqiptarët në emigracion dhe diasporë se programi i PD-së bashkon një seri masash, të cilat të bëjnë të mundur rikthimin tuaj të butë, të suksesshëm në dheun tuaj të dashur kudo që jeni. Unë ju jap fjalën ju se kthimi juaj në Shqipëri do shoqërohet me një periudhë 5-vjeçare pa taksa në qoftë se do hapni biznese. Do shoqërohet me vendosjen tuaj në vendet që meritoni, në vendet ku mund të kontribuoni më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do bëjmë gjithçka që Shqipërinë ta ngjisim, do ta bëjmë sërish vendin e parë për rroga dhe pensione në Ballkan.
Së bashku me ju, do rikthejmë përsëri Shqipërinë në rrugën e Europës. Do krijohen të gjitha kushtet, me kredi dhe mjete të tjera për strehimin, për punësimin, për biznesin, për aktivitetin në fushën ku ju jeni më afër, më të specializuar”, tha Berisha./M.K-dritare.net

















