Na ndiqni edhe në

Politikë

Pakoja është lëmoshë! Meta i shqetësuar: Rritja e çmimeve, mund të shkaktojë trazira sociale!

Pakoja është lëmoshë! Meta i shqetësuar: Rritja e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat zhvilluar ditën e sotme, është ndalur në një analizë të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Meta tha se rritja e pakontrollueshme e çmimeve në të gjithë sektorët mund të çojë vendin në trazira sociale.

"Rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit dhe njëkohësisht i nxitur sidomos nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Çmimet e ushqimeve janë më të larta në të gjithë rajonin dhe të përafërta me çmimet në Bashkimin Europian.

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë një rrezik kyç, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të një niveli të dytë si dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes tregon qartë që lëmosha e fundit e paraqitur si një pako mashtruese nuk është asgjë tjetër, por një përpjekje për t’i hedhur hi syve shtresave të gjëra të goditura nga politika e rilindjes. Ndërkohë që është e qartë që shumica e 500 milionë eurove të mbledhura nga rritja e çmimeve shkojnë për klientët e qeverisë”, u shpreh ai./dritare.net