
Noka në Kuvend: Ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca miraton!
Dritare.net
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama ku prezantoi buxhetin 2025, i pari që mori fjalën ishte Flamur Noka, i cili u shpreh se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë.
“Kur isha i ri shihja pleniumet e parisë suaj, ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot. Tha gënjeshtra, u trefishua buxheti. U tall me pensionistët dhe ju duartrokitët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron rritje të inflacionit. Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë bonusi dhe rrogë të 13 në kohën e Berishës. Ku i ka ky rrogën e 13 për administratën? Foli për bonusin e bebeve kur 60 përqind e bebeve lindin sot jashtë vendit. Tha i keni lënë rrugët rrugëve, kur që nga 2014 ka ndërtuar vetëm 20 km autostradë ka inauguruar, edhe atë me ccmime 10-fish më të larta. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni”- tha Flamur Noka

















