
Meta nis fushatën. Ja ku do të garojë për deputet!
E Shtunë 27 Korrik 2024, 18:06
Dritare.net
Ilir Meta ka nisur ditën e sotme fushatën nga Kamza, aty ku edhe do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
"100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota).
Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë", shkruan Meta./L.F-dritare.net

















