Na ndiqni edhe në

Politikë

Meta: Jeni ende në kohë. Në  veshët e mi kumbon thirrja e popullit, shpërndaje Kuvendin!

Meta: Jeni ende në kohë. Në  veshët e mi kumbon thirrja

Presidenti Meta, sot në konferencën për shtyp, në lidhje me vendimet e fundit të mazhorancës për hapjen e listave, tha se paralajmërimet e tij kanë qenë gjithmonë të qarta. Ai kujtoi tubimin e dy marsit, ndërsa shtoi se mazhoranca është ende në kohë t'i thërrasë mendjes.

“Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk i ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes".

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit tha se e vetmja mënyrë që ai të pranojë heqjen e koalicioneve është nëse këtë vendim e merr populli. Kryeministri Rama, iu përgjigj shpejt dhe i vendosur, se koalicionet s'do ndalohen, por listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton"./L.F-dritare.net