Murrizi-Ramës: 5 qershori si letër dashurie. Po bën teatër me Bashën!
Dritare.net
Në Kuvend, deputeti i opozitës, Muslim Murrizi, i tha kryeministrit Rama, se po bën teatër së bashku me Bashën. Duke e quajtur marrëveshjen e 5 qershorit, si një letër dashurie, Murrizi, tha se ajo është një paçavure, që palët duan ta shesin si një zgjidhje.
“Unë besoj që teatër keni bërë së bashku. Nuk e prish 5 qershorin. Nuk kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Ta fusësh në kornizë, ta mbash në zyrë.
Me ne i qëndron marrëveshjes siç qenka e drejtë dhe e kërkojnë shqiptarë, me Lulin për t’i bërë qejfin mes të drejtës dhe qejfit, e drejta ka një mënyrë, qejfin mund t’ia bësh si ta ketë qejfin ai, ka 101 mënyrë. E drejtë që falë kolegëve opozitarë, pa përjashtim.
Nënshkruan më 5 qershor një paçavure letër që duan ta shesin si zgjidhje. Listat e hapura nuk kanë qenë kërkesë e jona por e qytetarëve shqiptarë në 3 zgjedhje”, tha Murrizi./L.F-dritare.net