
Kërcënon Meta: Po u hapën listat, bie pakti i 5 qershorit!
Dritare.net
Presidenti Meta po zhvillon një konferencë me gazetarët në lidhje me vendimin e mazhorancës për hapjen e listave. Ai u shpreh se ky vendim cënon marrëveshjen e 5 qershorit, me opozitën jashtëparlamentare. "Këto ndryshime janë në kundërshtim të plotë me parimin e Venecias, si udhërrëfyesi i vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve", tha Meta gjatë konferencës.
“E cilësova të arritshme marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje, sikurse e dini, u mbështet nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe nga sekretari i Shtetit, Pompeo, nga Barreli. Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së.
Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshime kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrëfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime.
Propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore për gjetjen e një konsensusi. Është e domosdoshme që palët politike t’i qëndroje besnike marrëveshjes.
Kjo marrëveshje i hap rrugën Shqipërisë drejt BE. Këto ndryshime janë në kundërshtim të plotë me parimin e Venecias, si udhërrëfyesi i vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ndryshimet ligjore duhet të bëhen 1 vit para zgjedhjeve. Përse Kuvendi aktual se ka legjitimitetin e plotë për ndryshimet kushtetuese. E theksoj në mënyrë të përsëritur se Kuvendi se ka legjitimitetin kushtetuese për të realizuar këto ndryshime”, tha Meta./L.F-dritare.net

















