Italia mbyll kufirin me Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë!
E Enjte 16 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
"Kemi vendosur që Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, ta vendosim në listën e vendeve me rrezik për shkak të pandemisë", kjo ishte masa e fundit që vendosi Italia, njoftim që u dha nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Kështu të gjithë shtetasit e këtyre vendeve nuk do të lejohen të hyjnë më në Itali, as transit.
”Epidemia është në fazën më të vështirë në botë. Ne kemi nevojë për kujdes maksimal për të mbrojtur atë çfarë kemi arritur deri më tani", u shpreh ai.
Aktualisht,Italia ka vendosur kufizime me 16 shtete: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova./L.F-dritare.net