
Mbështes Salianjin për kryetar grupi! Bylykbashi: Vendimi i Alibeajt është nul, ne na kanë votuar demokratët!
Dritare.net
Nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi thotë se vendimi i Enkelejd Alibeaj për përjashtimin nga grupi të katër deputetëve mes tyre dhe të atij vetë, nuk ka snjë vlerë pasi ata i kanë votuar demokratët.
Ky përjashtim nuk vlen. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Demokratët e kanë ndarë. Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë.
Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje”, tha Bylykbashi në News 24.
Bylykbashi pranoi se mbështet Ervin Salianjin për kryetar të grupit parlamentar.
“Kam gjykuar që t’i jap mbështetjen time Salianjit, për përbashkim të grupit, për të shkuar drejt një dinamike të re të grupit parlamentar për të shmangur këtë atrofizim që ka dashur Rama të prodhojë. E bëj publike mbështetjen time. E gjithë përpjekja bëhet për të penguar këtë gjë. Ne vazhdojmë të bëjmë opozitën.”, tha Bylykbashi.
Ai theksoi se është më e rëndësishme një grup i cili është flakë kundër qeverisë, sesa kush qëndron në karrigen e kryetarit të grupit. “Është i njëjti deputet i cili ka ngulur në trupin e PD një padi dhe nuk e heq prej aty.
Së pari apeli në shkelje të ligjit, nën preson politik, nuk ka caktuar ende datën për seancën e parë për shqyrtimin e ankimit që është edhe i paligjshëm. Të gjithë e pranojmë që kjo është skandaloze”, tha ai./dritare.net

















