
Mitsotakis thirrje Ramës: Respekto të drejtat e minoriteti grek! Kusht për Shqipërinë evropiane!
Dritare.net

“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë dhe mes këtyre fqinjëve është edhe Shqipëria”, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp nga Athina.
Mitsotakis po ashtu është shprehur se një kusht në rrugën evropiane të Shqipërisë, është që të respektojë të drejtat e minoritetit grek në Himarë.
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë , përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtare dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.
Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.
Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj evropiane”, tha kryeministri grek./M.K-dritare.net

















