Na ndiqni edhe në

Politikë

Jozefina Topalli: Duke mbështetur Bashën, Berisha rrënoi opozitën!

Jozefina Topalli: Duke mbështetur Bashën, Berisha rrënoi

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku foli në lidhje me arsyet se pse opozita ndodhet në krizë dhe cilat janë pasojat në prag të zgjedhjeve të 2025-ës.

"Opozita po përballet me një nga betejat më të vështira në historinë e saj. Ka përballë paranë, krimin dhe kryetarin në arrest.

Vendi dhe opozita po vuan kostot e vendimeve të axhendave ekonomike. Kërkohet një ndërgjegje e madhe politike dhe ekonomike për të bashkuar të gjithë ata që nuk bien dakord me vendimet që merren nga qeveria për vendin në këtë kohë.

Ne kemi fshirë klasën politike, e cila ka një kostot të madhe për opozitën dhe vendin. Në Partinë Demokratike sot ka shumë probleme. Një nga gabimet e Berishës në lidhje me opozitën ka qenë mbështetja që i dha Bashës. Këto gabime kanë kosto. Ashtu siç duhet të kërkojnë falje dhe ata që dorëzuan mandatet", tha zonja Topalli./ M.K-dritare.net