
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston sot 31 vjetorin e krijimit!
E Diel 15 Janar 2023, 12:12
Dritare.net
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston sot 31 vjetorin e krijimit. FRESSH u themelua në 15 janar 1992 dhe është një organizim politik i rinisë brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ai është bashkim vullnetar i të rinjve dhe të rejave shqiptare mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit.
I pranishëm këtë 31 vjetor ka qenë edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në facebook ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga festa me të rinjtë.
“31 VJET FRESSH
Sot festojmë së bashku me të rinjtë e forumit më progresist, që punon për Shqipërinë e mirë”, shkruan Veliaj./A.ZH-dritare.net

















