Na ndiqni edhe në

Politikë

Edi Rama: Për pensionistët do ketë dhe një bonus të dytë, do jepet çdo pranvere!

Edi Rama: Për pensionistët do ketë dhe një bonus të

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë fond rreth 100 mln euro për bonusin e fundvitit për pensionistët. Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do marrin bonus 150 euro në fundviti, kurse ata me pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus në fundvit 100 euro. Bonusi i fundvitit do të përfitohet nga 511 mijë persona.

“Për pensionistët do ketë dhe një bonus të dytë, do jepet në hyrje të çdo pranvere”, u shpreh kryeministri.

Për menaxhimin e rreth 8 miliardë eurove, do të zhvillohet një seancë maratonë dy ditore, ku diskutimet në parim nisën sot (18 nëntor) në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë.

Ndërkohë në fillim të seancës deputeti i PD Dashnor Sula, ra rënë në sy teksa mbante në dorë një qese me presh, papate lakër dhe një lopatë.

Ky buxhet i cili vazhdon tendencën rritëse nga viti në vit, është më i madhi ndonjëherë, do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht. Nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.

Në tërësi, ky buxhet nuk karakterizohet nga shtimi i financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmesën e shtresave në nevojë. Por paketa garanton vijimin e përfitimeve të deritanishme për kategoritë më të varfër.

Sa u takon investimeve, buxheti 2025 ju dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si Rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq Plepa. Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik.

Kuvendi pritet ta votojë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, fashë në të cilën, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit. Sali Berisha ju ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”. Opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione, ndryshe nga disa vite më parë./E.P/dritare.net