
Dyshohet se hodhi benzinë në Kuvend, Spiropali përjashton Elda Hotin nga seanca!
E Enjte 17 Tetor 2024, 10:10
Dritare.net

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti dyshohet se ka hedhur benzinë në ulëset e Kuvendit.
Ky veprim i deputetes ka agravuar situatën, teksa Spiropali shprehet se veprimi i deputetes është vepër penale dhe e ka përjashtuar nga seanca.
"Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda dhe Elda Hoti po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do merret prokuroria dhe SPAK"- u shpreh Spiropali/E.P/dritare.net

















