Na ndiqni edhe në

Politikë

Deputetja e PD, Koti: Ja sa bashki do fitojmë këto zgjedhje!

Deputetja e PD, Koti: Ja sa bashki do fitojmë këto zgjedhje!

Gjatë një interviste për Dritare TV, deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ndër të tjera ka folur edhe për sfidat me të cilat PD mund të haset për shkak të pushtetit që sipas saj, kryeministri Rama ka me ministritë, bashkitë, duke kontrolluar në këtë mënyrë gjithçka.

Koti u shpreh se nga 61 bashki, të paktën synohet të marrin 25 apo 30% të tyre.

“Është një sfidë që neve ende nuk mund ta llogarisim sepse pavarësisht se kemi shumicën e demokratëve, kemi njerëzit në bazë, kemi aleatët tanë, prapë është një sfidë goxha ambicioze duke marrë parasysh terrenin, duke marrë parasysh pushtetin që ka Rama me ministritë, me bashkitë që kontrollon gjithçka. Qoftë nivelin qendror, qoftë nivelin lokal dhe të gjitha institucionet me policinë, me gjykatat. Do të jetë një sfidë shumë e fortë për ne. Nuk mund të them që do të marrim 50% të bashkive pasi do të ishte diçka ambicioze, por të paktën 25 apo 30% bashki nga 61 që synohen të merren. Sepse pakënaqësia është goxha e madhe dhe jam e bindur që demokratët pavarësisht problemeve të brendshme do dinë të bëhen bashkë për hatër të demokratëve në radhë të parë dhe për hir të qytetarëve të Shqipërisë, që duhet t’ju kthejmë pluralizmin politik, por edhe t’ u kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë.”/A.ZH-dritare.net