
Braktisi foshnjën në bodrum, nëna: E fsheha shtatzëninë, sepse jam e pamartuar!
E Enjte 9 Nëntor 2023, 09:09
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një foshnjë e sapolindur u braktis në bodrumin e pallatit nga nëna Egljanta Isufi.
Mësohet se në dëshminë e saj nëna e foshnjës ka treguar se shtatzëninë e ka fshehur prej 9-muajsh pasi është e pamartuar. Po ashtu 30-vjeçarja ka deklaruar se shkak për braktisjen e foshnjës është bërë fakti që mos familjarët mos ta kuptonin ekzistencën e kësaj të fundit.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Po ashtu e reja nuk ka treguar mbi identitetin e babait ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e foshnjës./ M.K-dritare.net

















