Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Shumë shpejt, protestë kombëtare!

Berisha: Shumë shpejt, protestë kombëtare!

Sali Berisha tha se do të ketë shumë shpejt një protestë kombëtare, ndërsa foli sot për gazetarët pas seancës plenare.

“Do kemi një protestë kombëtare, më e afërt nga sa ju e mendoni”, tha Berisha.

Në lidhje me bashkimin e PD, Sali Berisha tha se grupi parlamentar do ta arrijë këtë qëllim. Ai tha se ka marrë disa vendime për PD, por nuk bëri me dije asnjë prej tyre, duke njoftuar se do të mësohen hap pas hapi.

"Do e zgjidhë ky grup, se janë 620 mijë votues që kanë votuar për opozitën. Këta nuk duan të na lejojnë fjalën dhe kontrollin dhe ne do i zgjidhim. Me të gjitha format. Sot foli opozita, këta përpiqen që opozita të mos flasë, por nuk do e realizojnë më.

Ne kemi marrë vendimet tona dhe ju do i njihni dora dorës, këta kërkojë të mohojnë çdo gjë. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi. Do i përgjigjet me të gjitha format demokratike, nuk do mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala në parlament", tha Berisha./L.F-dritare.net