
Berisha paqe me Salianjin: Mund të vendoset në krye të grupit parlamentar!
E Premte 13 Janar 2023, 12:12
Dritare.net
Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.
"Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat PD-së për Elbasan.
Ai nuk mund të mbajë më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje",- u shpreh Berisha./L.F-dritare.net

















