Na ndiqni edhe në

Politikë

Argita Malltezi: SPAK po zvarrit hetimet, Berisha dhe Malltezi janë të pafajshëm!

Argita Malltezi: SPAK po zvarrit hetimet, Berisha dhe Malltezi janë të

Vajza e Berishës, Argita Malltezi në një deklaratë për mediat ka akuzuar SPAK, duke u shprehur se prokuroria po zvarrit çështjen Partizani.

“Nuk ka asnjë veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën dhe prapë SPAK urdhëron vijimin e masës së arrestit sepse ky është urdhri politik dhe SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit me maksimën filozofike të Altin Dumanit që gjykatat marrin afërmendsh atë vendim që do SPAK. Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritje të hetimeve pa asnjë fakt të ri, që të provojë çfarëdo shkelje nga kushdo, jo vetëm Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për atë që njihet si dosja e klubit Partizani.

Një nga ju në konferencën e fundit më tha se ke sjellë të njëjtat dokumentet, por unë pavarësisht se kam sjellë të njëjtat dokumentat, SPAK vazhdon dhe thotë të njëjtat gënjeshtra, kur këto dokumente i ka në dosje.

Unë kësaj përveçse abuzim flagrant me ligjin, nuk mund t’i them gjë tjetër. Nuk çuditem që Dumanit i merret fryma kur del në konferenca shtypi, e di çfarë ligji ka shkelur, ndaj i merret fryma. Prandaj nuk di të përgjigjet. Mirë shkelja e ligjit, por edhe arroganca e shkeljes së ligjit në vetvete përbën një recidivizëm”, tha Malltezi./M.K-dritare.net