
Policia britanike identifikon autorët e helmimit të Sergei Skripal
Dritare.net

Zyrtarët besojnë se, një ekip vrasësish rusë, u dërguan në Britani të Madhe për të vrarë ish-agjentin e dyfishtë të Kremlinit në mars dhe po ndjek edhe 6 të dyshuar të tjerë.
Kuptohet që ekipi i vrasjeve është regjistruar në CCTV, të cilën policia nuk po e publikon, pasi janë ende në hetim. Zbulimi i autorëve vjen fill pas vdekjes së Dawn Stugess, 54-vjeçares e cila vdiq këtë muaj po në vendin, ku Skripal dhe vajza e tij u helmuan. Dyshohet se, edhe kjo ngjarje lidhet me hetimin, Nocichok, informon dritare.net
Agjentët nervorë u fshehën në një shishe parfumi, duke menduar se një nga vrasësit mund të ketë qenë një grua dhe se, Sturgess spërkati substancën vdekjeprurëse mbi kyçet e saj, pasi e gjeti atë në një park./K.C/Dritare.net

















