Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Po shtohen njerëzit, Japonia gati të prodhojë mishin artificial

Po shtohen njerëzit, Japonia gati të prodhojë mishin artificial
Me rritjen e popullsisë globale, kërkesa për mish po bëhet edhe më e madhe, ndërsa çmimet po rriten.

Kjo ka orientuar studiuesit drejt gjetjes së një alternative të re: mishi artificial.

Janë shkencëtarët japonezë po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për kultivimin, centimetër pas centimetri, të një porcioni katror të atij që e kanë quajtur bifteku artificial.

Procesi i kultivimit, që zgjat rreth një javë, mund të ketë një impakt të madh në tregjet e sotme ushqimore.

Studiuesit thonë se, sa i përket shijes do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë të vërtetit.

Shoji Takeuchi, professor në Universitetin e Tokios, tha se: “Në vitin 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9 miliardë. Do të jetë e vështirë që mishi i kafshëve të plotësojë nevojat e njerëzve. Kështu, sipërmarrësit ushqimorë në Japoni duan të vendosin këmbët në këtë fushë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Prodhimi i mishit artificial bazohet tek qelizat e kafshëve, por pa i vrarë ato. Diçka e tillë mund të garantojë sigurinë ushqimore, njëkohësisht duke reduktuar barrën në mjedis./ I.M-Dritare.net