Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagoset me armë zjarri një 20 vjeçar në Vaun e Dejës

Plagoset me armë zjarri një 20 vjeçar në Vaun e Dejës
Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës. Një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku është futur menjëherë në operacion dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20 vjeçari është plagosur në kofshë dhe ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.