Pësoi vdekje klinike dhe u shërua, i burgosuri përjetë kërkesë Gjykatës: Më lironi, vdiqa një herë
E Shtunë 9 Nëntor 2019, 11:11
Dritare.net
Burg përjetë, do të thotë që i burgosuri do të qëndrojë në burg deri ditën që ai do të shpallet zyrtarisht nga mjekët i vdekur.
Benjamin Schreiber, 66 vjeç, është një person që është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi kishte goditur deri në vdekje një person në vitin 1996.
66 vjeçari, ka bërë një kërkesë të çuditshme në Gjykatë, teksa ka thënë se ai e ka kryer dënimin.
Ai në fakt, pak javë më parë ka pësuar një vdekje klinike, ndërsa ka thënë se ai e ka kryer dënimin në momentin që ka "vdekur" e kësisoj ai duhet të lirohet.
Ky argument nuk është pranuar nga Gjykata, dhe ai është kthyer përsëri në burg./ i.m-Dritare.net