Përse duhet të shkojmë në Durrës!

Nga Mero Baze

Të gjithë e kemi të vështirë të ndalim Edi Ramën, Lulzim Bashën, apo politikanë e aktorë të tjerë të shoqërisë civile të pozojnë para mjerimit të prodhuar ga tërmeti. Joshja për t’u dukur shpëtimtarë apo detyrimi për të qenë pranë njerëzve në nevojë, është pjesë e marketingut politik.

Por përtej detyrës së tyre si politikanë, apo detyrimit të njerëzve publik për tu dukur të dhimbsur, zonat e prekura nga tërmeti, duhet të ndalin së kthyeri në një terror psikologjik për vendin.

E dimë që gjithmonë do të ketë disa familje që nuk kanë shkuar ndihmat, disa fshatarë që duan më shumë lek, disa të pasterhë që janë akoma në çadër, disa të dëmtuar që nuk ua kthejmë dot ata që kanë ikur…Nëse do të bëhemi gjuetarë të pasojave, do të vazhdojmë të jetojmë me fatkeqësinë.

Por Durrësi dhe zonat e tjera të prekura kanë nevojë ti rikthehen jetës.

Ajo që mund të bëjmë gjtihë ne të tjerët, por dhe politikanët është të shkojmë në Durrës, në mos për të kapur ndonjë lopatë, për të frekuentuar një restorant, për të pirë një kafe, për të blerë diçka që mund ta blejmë dhe në Tiranë.

Durrësi, Golemi, Thumana dhe Laçi kanë nevojë të rinisn jetën dhe jo të jetojnë përjetësisht me fatkeqësinë.

Do të ishte shumë herë më mirë që Edi Rama të shkonte të hante ose të bënte sikur hante, një drek në një restorantë të rihapur në Durrës, se sa në çadrat e atyre të mjerëve në shi, ku ka njerëz që i puthin dorën nga makthi.

Do të ishte më mirë që ministrat të shkojnë të riçelin biszneset e dëmtuara dhe tu japin zemër të nisin punën. Do të ishte më mirë që Durrësi të mos ishte vetëm pelegrinazh ndihmash dhe vullnetarësh por dhe qytetarësh që ta bëjnë të gjallë qytetin. Do të ishte mire të pronotonim shumë nga ne, vitin e ri, në hotelet e Durrëst e Golemit, të shtonim fundjavat në atë qytet dhe të rikthejmë normalitetin duke vrarë frikën.

LEXO DHE :  I thur lavde kujtdo që nuk largohet nga ky vend!

Do të ishte mirë që artistët të jepnin koncerte në rrugë, aktorët të mos ziheshin kush do administroj ndihmat e mbledhura për të jepnin shfaqje në Durrës, stadium të hapej për ndeshje futbolli dhe qyteti të ndjehej I gjallë.

Qeveria ka detyrat e saj dhe të gjithë ata që merren me rindërtimin, kanë nevojë të jenë të mbështetur nga një kthesë pozitive psikologjike. Lotët dhe historitë e trishta në ekranet tona, janë të pashmangshme, por krahas tyre ne duhet të prodhojmë histori reale shprese në ato zona. Ndryshe do të ndërtojmë shtëpi për një qytet të vdekur, do të japim strehë për njerëz që nuk duan më të jetojnë aty.

Shumë nga ata njerëz të dëmtuar kanë pasoja të frikshme psikologjike nga ajo që ka ndodhur dhe e kanë të vështirë ta rinisin jetën aty, nëse të gjithë nuk ua bëjmë më të lehtë këtë.

Shkoni në Durrës! Në mos për të hequr ndonjë tullë nga rruga, për të pirë kafe në qytet, për të shetitur, për të dhënë një shfaqje, për të bërë një ndeshje futbolli, për të kënduar në rrugë, anash gërmadhave, për ta  bërë të ndjehet qyteti I gjallë.

Durrësi nuk është rafshuar. Durrësi është në këmbë. Shumica  e qytetit është funksional, dhe I bukur siç ishte. Ajo që shfaqet në ekrane është një skenë lufte, që ne duhet ta mundim dhe jo të na mund.

Dhe këtu kryesorët janë politikanët, ata që tërheqin pas kamerat dhe vemendjen e publikut.

Mos e bëni zi Durrësin, për të shkëlqyer si shpëtimtarë. Lereni të shikojmë dritat e ndezura të qytetit, edhe pse ju mund tu dallojmë më pak mes tyre./TemA

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.