Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për çdo shenjë astrologjike, një instrument muzikor

Për çdo shenjë astrologjike, një instrument muzikor
Secili person ka nevojë për një instrument me të cilin të shprehë emocionet e veta dhe kur të dëgjojë tingujt e tij të relaksohet. Për çdo shenje astrologjike ka një instrument përkatës. Zbuloni kush është i juaji.

Dashi: Bateria. Ju impononi ritmin tuaj dhe dëgjoheni kudo ashtu si ky instrument. Ai është fiks për ju.

Demi: Pianoja. Qetësia dhe delikatesa juaj mund të shprehen më së miri falë këtij instrumenti. Sipas Dritare.net, pianoja klasike është fiks për ju.

Binjakët: Fizarmonika. Kompleks dhe i veçantë, ky instrument ju përshtatet më së miri.

Gaforrja: Trombë. Tingulli i këtij instrumenti ju pëlqen jashtëzakonisht dhe adhuroni t’i fryni.

Luani: Kitara elektrike. Ky instrument i pakrahasueshëm me të tjerët ju mbush shpirtin me tingullin e tij.

Virgjëresha: Harmonika. Ky instrument ju mundëson të shprehni melankolinë dhe trishtimin që ndieni.

Peshorja: Violina. Ju jeni delikatë dhe të saktë kështu që ky është instrumenti që ju përshtatet për mrekulli.

Akrepi: Balafon. Instrumentet klasike nuk bëjnë për ju. Ju adhuroni ato origjinalet dhe të veçantat.

Shigjetari: Flauti Pan. Ky instrument është simbolikë e aventurave në zona të largëta. Sapo ta mësoni do ju magjepsë edhe më shumë.

Bricjapi: Flauti i zakonshëm. Ky është një instrument që shpreh emocionet në mënyrë natyrale prandaj ju përshtatet më së miri.

Ujori: Mandolina. Ky është një instrument i veçantë perfekt për të kaluar mbrëmjet pranë oxhakut.

Peshqit: Organo. Me anë të tij mund të luani çdo lloj instrumenti dhe të dëgjoni çdo lloj tingulli. /A.S- Dritare.net