Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD tha se i është vënë tritol shtëpisë së nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, reagon policia

PD tha se i është vënë tritol shtëpisë
Partia Demokratike, ditën e sotme, tha se shtëpisë së nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Demaj, i është vënë tritol dhe ngjarja është fshehur nga policia.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar polica e Tiranës, e cila përgënjeshtron lajmin duke thënë se sasia e tritolit i është vënë derës së një tjetër shtëpie, jo të nënkryetarit.

"Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qira nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./E.B-dritare.net