
PD hodhi akuza mbi gjendjen e shëndetësisë, Manastirliu publikon fotot e spitaleve të Berishës
Dritare.net

Partia Demokratike, është duke mbajtur një konferencë me temë “Sfida dhe vizione në shëndetësi” ditën e premte.
Gjatë fjalës së tyre, ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë hedhur akuza të rënda mbi qeverinë, për gjendjen e shëndetësisë sot.
Këtyre akuzave u është përgjigjur menjëherë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto të spitaleve dhe qendrave shëndetësore në kohën kur qeveriste PD.
”FJALËT nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e KATRAHURËS së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë.
Ja, këto pamje/fakte ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre. Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë!
Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë. KTHIM PAS NUK DO TË KETË! Puna për #ShëndetësinëQëDuam vazhdonpa u ndalur kudo në Shqipëri!"-shkruan Manastirliu, e cila e mbyll duke ironizuar Berishën:”PS: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort…”/ I.M-Dritare.net

















