Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pavarësia e Kosovës/ Mustafa i bën një urim special Ramush Haradinajt

Pavarësia e Kosovës/ Mustafa i bën një urim special Ramush
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa iu është drejtuar sot qytetarëve duke ua uruar Pavarësinë e vendit. Mirëpo, një urim të veçantë bëri edhe për Ramush Haradinajn. “Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë

Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-­së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.

Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova!